Bota
E rëndë/ 21 vjeçari i armatosur vret tre persona në një market, policia e këtij vendi zbardh detajet

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Uashington ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një minimarket ku nga të shtënat kanë mbetur të vrarë tre persona.
Sipas informacioneve nga policia lokale, autori është identifikuar dhe është 21-vjeçari Jared Haddock. Autoritetet, të cilat kanë publikuar një foto të sulmuesit, e cilësojnë atë si të rrezikshëm. 21-vjeçari ende nuk është arrestuar, ndërsa policia po vijon kërkimet. Dy viktima u qëlluan brenda dyqanit, ndërsa një i tretë u qëllua jashtë.
I dyshuari më pas vrapoi nëpër rrugë në një pikë karburanti ku qëlloi një person tjetër brenda një makine, duke e detyruar atë në sediljen e pasagjerit përpara se të largohej. Ende nuk dihet gjendja e personit të plagosur nga të shtënat. Ky është incidenti i tretë i madh me të shtëna në një javë në SHBA, pasi një klub nate në Luiziana.
U qëllua 48 orë më parë.si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 12 persona ndërsa pak ditë më parë humbën jetën 10 persona nga të shtënat në një studio kërcimi në Los Angeles.