Connect with us

SKENA

“E prita me lot gëzimi”, Bujar Qamili kujton momentin më të rëndësishëm të…

Publikuar

Këngëtari Bujar Qamili ka kujtuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan një nga momentet më të rëndësishme për të në vitin që lamë pas, pikërisht dekorimin e tij nga Presidenti me titullin “Nder i Kombit”. Ai është shprehur se ky moment ka qenë aq i veçantë për të saqë i kanë dalë edhe lot gëzimi.

Rudina Magjistari: Si e kujton si moment?

Bujar Qamili: Unë tani në momentin që më morën në telefon nga Presidenca dhe më thanë që zoti Qamili, Presidenti i Republikës sapo firmosi dekretin për të dhënë titullin më të lartë “Nderi i Kombit”.  Imagjinoi tani, çdo artist si e  ndien veten në ato momente. Janë ata që rrallë dalin, janë lotët e gëzimit u përgatita shpirtërisht me disa miq të mitë dhe familja.

Rudina Magjistari: Ç’domethënë u përgatite shpirtërisht?

Bujar Qamili: U përgatita shpirtërisht, e duke ecur rrugës thoshim inshallah s’ka  trafik e s’po vonohemi. Inshallah po shkojmë në orar, se në Presidencë minutat janë të prera me thikë. Të them të drejtën një emocion i jashtëzakonshëm në momentin kur u lexua CV-ja dhe kur Presidenti më vuri dekoratën. Kënaqësi jashtëzakonisht e madhe. Ia uroj të gjithë artistëve kush e meriton

NA NDIQ NË FACEBOOK