Connect with us

Lajme

“E mbështolla me batanije e plastmas dhe e hodha në lumë”, si u gjet trupi i pajetë i foshnjes në Shkodër

Publikuar

Kanë qenë misionaret e kishës katolike ato që kanë njoftuar policinë se 32-vjeçarja Orjana Gremi kishte hedhur në lumin Kir foshnjen e saj të sapolindur.

Ajo kishte paralajmëruar se do e bënte këtë veprim ndaj të birit dhe në momentin që misionaret kanë vërë re se e reja nuk e kishte foshnjen me vete, kanë njoftuar policinë e këta të fundit kanë nisur kërkimet.

Nëna e re u ka rrëfyer se e kishte mbështjellë me batanije e plastmas e më pas e kishte hedhur në lumë. Në vendin ku ajo i tregoi se e kishte hedhur, u gjet edhe trupi i pajetë i foshnjes.

Gremi ka rrëfyer se këtë akt të rëndë e mori pasi deklaroi se ishte e vetme dhe nuk kishte me çfarë ta rriste fëmijën, teksa mësohet se punonte në fasoneri.

Qyteti i saj i lindjes është Fieri dhe prej disa kohësh banonte tek dajat në Shkodër. Babai i fëmijës nuk dihet ende se kush është pasi ajo e regjistroi foshnjen pa atësi në momentin që lindi.

32-vjeçarja u prangos me akuzën e vrasjes së djalit të saj të porsalindur./JOQ/

Lajme12 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni42 minutes ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri1 hour ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë2 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme2 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni2 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri3 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK