Connect with us

Sport

E do me ngulm Conte, bisedimet për spanjollin mund të mbyllen këtë javë

Publikuar

Gazetari italian, Fabrizio Romano, i specializuar për lëvizjet në merkato, bën me dije se skuadra e Tottenhamit do të tentojë gjatë kësaj jave blerjen e futbollistit të Sportingut të Lisbonës, Pedro Porro.

Lojtari spanjoll mësohet se e ka dhënë miratimi për këtë transferim të mundshëm, por klubi portugez dëshiron të përfitojë maksimumin e mundshëm prej tij: shumën 45 milionë euro të klauzolës.

Këtë javë pritet të zhvillohet një raund i ri bisedimesh nga të dyja palët, me Antonio Conten që shpreson ta ketë shumë shpejt në dispozicion futbollistin.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK