Connect with us

Kosovë

Dy persona ia vënë flakën veturës së 82-vjeçarit në Vushtrri, e kishte parkuar para shtëpisë

Published

on

Për motive ende të panjohura, vetura e një personi të moshuar në rrugën ‘Mic Sokoli’ në Vushtrri u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm. E zjarrin veturës dyshohet se ia vunë dy persona të cilët nuk janë identifikuar ende.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 03:00, kur një 82-vjeçar kishte dëgjuar një krismë të madhe e cila e kishte trazuar që të dalë jashtë shtëpisë dhe të shohë se çfarë po ndodh.

Bazuar në dëshminë e tij të cilën e kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë, në pamjet nga kamerat e sigurisë që monitorojnë atë zonë janë vërejtur dy persona të maskuar me kapele dhe çadra duke i vënë flakën veturës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

NA NDIQ NË FACEBOOK