Connect with us

Bota

“Do t’ju ​​hedh në erë…”/ Alarmi në Greqi, kërcënime me bombë në aeroporte dhe…

Publikuar

Një kërcënim shpërthyes ka alarmuar sot autoritetet greke.

Një person ka kërcënuar se do të hedhë në erë aeroportin dhe 6 spitalet në Greqi “Eleftherios Venizelos”, “Agia Sophia” dhe “Gennimatas”, duke dërguar dy e-mail në anglisht në polici.

Mediat greke raportojnë se burri i ka dërguar dy e-mailet në Komisariat rreth orës 06:30 të mëngjesit, duke thënë se janë vendosur mina në aeroport dhe katër spitale.

“Nëse nuk e lironi mikun tim, unë do t’ju hedh në erë të gjithë ju të krishterët ortodoksë”, thuhet në email.

Autoritetet kanë kryer menjëherë kontrollin, por nuk është gjetur asgjë.