Connect with us

Lajme

Djali i tij i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, Prokuroria nis hetimet për policin Dilaver Velo, verifikime edhe për burimin e të ardhurave

Publikuar

Dilaver Velo, babai i Alban Velos i cili është arrestuar si organizator për vrasjen e Edmond Papës më 16 dhjetor do hetohet Prokuroria e Tiranës.

Institucioni i akuzës do kryejë verifikime për efektivin e komisariatit nr.4 nëse ka pasur dijeni për aktivitetin e të birit apo jo, dhe nëse i ka lehtësuar kushtet për tu larguar nga vendi pas vrasjes. Përveç Agjesisë së Mbikqyrjes Policore, e cila po kryen hetime administrativë ndaj efektivit tashmë të pezulluar, prokuroria e kryeqytetit do kryejë veprime hetimore mbi rolin që ai ka luajtuar në aktivitetin kriminal të të birit.

Gjithashtu akuza do kryejë hetim të thelluar edhe për burimin e të ardhurave të familjes Velo, ku Albano, i dyshuar si organizatori i Papës, shihet në rrjete sociale, duke publikuar foto me shuma të majme parash. 30-vjeçari tashmë i akuzuar për vrasje me paramendim, ka mohuar akuzat përpara grupit hetimor. Si alibi, për mohimin e akuzave të prokurorisë se ka mbajtur në vëzhgim Papën, i riu ka deklaruar se ai kishte ardhur në vendin tonë dy ditë përpara atentatit, pasi ka qenë në Itali.

Referuar sistemit TIMS Albano Velo ka dalë nga territori në datë 10 dhjetor, ku ka shkuar në Firence. Në vendin fqinj ai ka ndenjur vetëm 4 ditë, pasi më datë 14 dhjetor ka hyrë në Shqioëri, nga aeroporti i Rinasit. Por, përveç kamerave të sigurisë që rrëzojmë alibine e të riut, një tjetër provë e fortë e prokurorisë janë edhe qelizat telefonike. Nga analizimi i tyre rezulton se prej orës 14:00 e deri në orën 16:35, kur edhe ndodhi ngjarja, i riu ka qenë në zonën e Selitës.

Maqedoni12 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri42 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK