Connect with us

Sport

Dështim total te Reali, zhgënjim edhe tek Fiorentina, klubi vjollcë do ta heqë qafe

Publikuar

Gjërat nuk po shkojnë mirë për Luka Jovicin te Fiorentina, pas një periudhe të pasuksesshme te Reali i Madridit. Vetëm gjashtë muaj pasi mbërriti në Firence, klubi italian tashmë po përpiqet të negociojë largimin e tij.

Luka Jovic, 25 vjeç, ka vetëm tre gola në 16 paraqitje në Serie A. I fundit ishte kundër Salernitanës, në nëntor.

“Gazeta La Gazzetta dello Sport” zbulon se drejtuesit e Fiorentinës janë të zhgënjyer me paraqitjen e sulmuesit serb dhe do të tentojnë të shesin. Problemi është se lojtari merr 2.5 milionë euro në sezon dhe 50 për qind e tarifës së transferimit do t’i shkonte Realit të Madridit, për shkak të marrëveshjes së vendosur kur u largua nga klubi “merengues”.

Fiorentina synon të marrë lojtarin e Udineses, Beto, për të zgjidhur “hallet” e sulmit.

 

 

The post Dështim total te Reali, zhgënjim edhe tek Fiorentina, klubi vjollcë do ta heqë qafe appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK