Ndryshe
Cristiano Ronaldo dhe Georgina nuk gjejnë dot kuzhinier/ Ja kërkesa e veçantë që duhet përmbushur

Një nga problemet me sa duket është ai i kuzhinierit, që nuk po zgjidhet edhe pse ofrohet një rrogë marramendëse.
Çifti është i fiksuar pas një diete të shëndetshme ushqimore ndaj kërkon me çdo kusht një profesionist të nivelit më të lartë.
Kuzhinieri në fjalë duhet të përmbushë disa kërkesa dhe njëra prej tyre, raportohet se është të përgatitë sushi, që i pëlqen si Ronaldos, ashtu edhe modeles. Deri tani kandidatët nuk kanë bindur, edhe pse raportohet se ka pasur emra të njohur, të cilat i ka tërhequr rroga prej 5 mijë eurosh në muaj që ofron çifti.






















