Connect with us

Kulturë

Bujar Asqeriu bën dedikimin e ndjerë për bashkëshorten

Published

on

Një ndër të ftuarit e mbrëmjes në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka qenë aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu.

Në lojën e tij ku duhej t’i përgjigjej pyetësorit, pa përdorur “po, jo ndoshta”, një ndër pyetjet ishte që Bujari duhet t’i bënte një dedikim bashkëshortes së tij.

Ai nuk ka ngurruar të thotë se ajo është njeriu që e do më shumë në jetë, sepse gjithmonë e ka mbështetur emocionalisht dhe profesionalisht duke lejuar që ai të ndjekë punët e tij.

Veç kësaj, Bujari e falenderon që bashkëshortja është kujdesur gjatë gjithë jetës edhe për sëmundjen e aktorit.

Një moment emocionues ky, ku aktori i njohur nuk ka nguruar t’i shprehë bashkëshortes dashurinë dhe mirënjohjen e madhe që ndjen për të.

Rikujtojmë se në ato pak intervista që Bujari ka dhënë, gjithmonë ka qenë i kujdesshëm për të treguar dashuri të madhe ndaj bashkëshortes së tij./tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK