Connect with us

Bota

Breshëri sulmesh ruse në Ukrainë, shënohet numri më i lartë i civilëve të vrarë, Putin…

Publikuar

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lavdëruar të dielën forcat e tij, pas pretendimeve se kanë fituar kontrollin e Soledarit dhe pas sulmeve që kanë lënë të vdekur të paktën 25 persona në Dnjipro.

Fitorja në Soledar është parë si sukses nga Moska, pas disa muajve me zmbrapsje ushtarake në fushëbetejë.

“Kemi dinamikë pozitive, gjithçka është duke shkuar sipas planeve tona”, ka thënë Putin të dielën.

“Shpresoj se luftëtarët tanë do të na gëzojnë sërish”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur këtë javë se ka “kompletuar çlirimin” e Soledarit.

Një fitore e tillë do t’iu mundësonte forcave ruse avancim drejt Bahmutit, një tjetër qytet ukrainas për të cilin janë kryer luftime të ashpra.

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet për fitore ruse dhe ka thënë se luftimet në Soledar janë duke vazhduar.

NA NDIQ NË FACEBOOK