Connect with us

Kosovë

Brenda një dite vidhen para në dy xhami të Prishtinës

Publikuar

Policia e Kosovës  njofton se kanë ndodhur dy raste vjedhjeve në arkat e dy xhamive në Prishtinë, njëra në rrugën “Ilir Konushevci” e tjetra në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti i parë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7 të mëngjesit dhe u vodhën rreth 150 euro.

“Rasti i parë ka ndodhur në një xhami në rrugën “Ilir Konushevci” rreth orës 7 të mëngjesit. Imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur janë futur brenda xhamisë dhe kanë vjedhur arkën në të cilën kishte afro 150 euro, raporton Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin.

Ndërsa rasti i dytë sipas policisë është raportuar të shtunën rreth orës 11:00 në një xhami në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, ku imami i xhamisë ka treguar se është thyer arka dhe janë vjedhur 5 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK