Lajme
Besa zgjodhi strukturat në Siniçan të Bogovinës, Azizi: Përkrahje masive

Interesimi i madh për tu bërë pjesë e karvanit të Lëvizjes BESA u dëshmua sonte në Siniçan, ku u riorganizua nëndega e Lëvizjes BESA në këtë fshat.
Kjo bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Më tej theksohet se kuvendarët njëzëri zgjodhën këshilltarin komunal Xhevit Dauti për kryetar të nëndegës.
Tubimin e ka komentuar edhe sekretari organizativ i kësaj partie, Adnan Azizi.
“Erdhëm për ta themeluar nëndegën, por u shndërrua në tubim nga prezenca masovike”, ka shkruar Azizi në rrjetet sociale.(INA)



















