Connect with us

Lajme

Bastisje në Shipkovicë të Tetovës, gjenden armë dhe para që dyshohet se janë të falsifikuara

Publikuar

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një tetovar tek i cili janë gjetur armë, municione dhe disa para që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Më 08.01.2023, nga ora 08:00 deri në ora 10:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë bastisur shtëpinë e 47-vjeçarit I.A. në Shipkovica e Tetovës. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet një pushkë automatike, dy karikatorë, 12 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 4020 euro dhe 300 franga, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thonë nga MPB.

NA NDIQ NË FACEBOOK