Lajme
Basha u vra! Zbardhet ngjarja e rëndë në Peshkopi: 3 persona e rrahën për vdekje…

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Pëshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari Nuri Basha, i cili më pas humbi jetën në spital.
Eduart Torba, Ahmet Torba dhe Lavdrim Kaleci kanë rënë në pranga sot, nën akuzë për vrasjen me dashje të Bashës. Sipas policisë, të 3 këta persona, për motive të dobëta ek anë rrahur 60-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda, që im orën dhe jetën dy ditë më pas.
Njoftimi i policisë:
VP Dibër/Finalizohet operacioni policor proaktiv i koduar “Deepened”.
Zbardhet ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2022, në Peshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas humbi jetën, në spital.
Zbardhja e ngjarjes, si rezultat i hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për 3 shtetas të cilët ishin nën hetim, për këtë ngjarje, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.




















