Connect with us

Lajme

Arrestohen dy shqiptarë në Kroaci/ Kapen me 11 kg heroinë në kufi, qeni zbulon drogën te marshat e ‘Audi-t’

Publikuar

• Dy shqiptarë kjanë arrestuar në Kroaci me mbi 11 kilogram heroinë.

• Shqiptarët kishin vendosur pakot me heroinë në ndarsën mes marshit të makinës tip ‘Audi’ ngjyrë gri dhe mbajtëses së krahut.

• Dy shqiptarët e arrestuar janë 30 dhe 44-vjeçar.

Makina me shqiptarët u ndalua sa iu afrua pikës së dytë të kontrollit në kufi. • Gjatë kontrollit me qenin anti drogë, policia kroate hapi modifikimin që i ishte bërë makinës dhe gjetur aty pakot me heroinë.

Sipas mediave kroate shqiptarët po synojnë tregje të reja evropiane për të transporuar drogën, ndaj dhe po përdorin Kroacinë.

Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i dy shqiptarëve me heorinë dje në Kroaci. Në videon e publikuar nga mediat kroate, shihet makina me të cilën u kapën dy shqiptarët, por gjithashtu edhe vendi se ku ishte fshehur droga.

Duke përdorur profilizimin, oficerët e policisë kanë veçuar dy persona dhe një automjet në vijën e dytë të kontrollit kufitar. Një qen për zbulimin e drogës nisi kontrollin dhe reagoi pozitivisht ndaj kontrollit paraprak të pjesës së brendshme të mjetit. Në bazë të urdhrit të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik, është kryer kontrolli i automjetit, ku në hapësirën e modifikuar nën ndërruesin e marsheve dhe mbështetësen e krahut janë gjetur 20 pako me gjithsej 11.035 kg heroinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK