Bota
Akuzohet se hodhi fëmijën e saj në lumë, 29-vjeçarja në Greqi ndryshon qëndrim dhe pranon krimin: Po, unë e bëra! Por mendoj se është gjallë

Nëna 29-vjeçare në Greqi, e cila akuzohet se ka hedhur foshnjën e saj në ujërat e akullta të digës së Aliakmonasit, ka pranuar para gjykatës krimin e kryer.
Sipas informacioneve nga mediat greke, komentet e reja i bëri gjatë dëshmisë së dhënë mëngjesin e sotëm në vendngjarje në prani të hetuesisë,
Kujtojmë se deri më sot ajo pretendonte se ishte një aksident dhe se foshnja i ka shpëtuar, është zvarritur dhe ka rënë në ujë.
“Dua të tërhiqem dhe të ndryshoj dëshminë time. Ajo që thashë nuk ndodhi. Unë e hodha fëmijën në ujë”, ka thënë ajo.
Gjithashtu thuhet se 29-vjeçarja mohoi se kishte qëllim vrasjen e foshnjës dhe nuk ishte në gjendje të shpjegonte arsyen e aktit të saj të urryer.
Autopsia e foshnjës ka pasur një kohëzgjatje totale prej një orë e 40 minuta dhe është bërë nën masa të rrepta sigurie. E akuzuara dyshohet se nuk ka pranuar apo besuar se foshnja ka ndërruar jetë, sipas asaj që ajo pretendon tek autoritetet.
Nesër 29-vjeçarja pritet të transferohet në Selanik për ekspertizë psikiatrike, pas kërkesës së hetuesit./Panorama/






















