Bota
Akuzohen për vrasje, trafik droge e mashtrime/ Policia angleze publikon fotot e 14 personave më të kërkuar, mes tyre edhe shqiptarë

14 persona me rekorde kriminale janë shpallur në kërkim nga autoritetet në Britani. Policia e Yourkshire ka bërë me dije se 14 personat janë në kërkim për shkak se janë të përfshirë në krime të ndryshme, vrasje, trafik droge si edhe arratisje nga burgu.
Mediat britanike kanë bërë me dije se mes tyre është edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për Klevis Xhelaj. Oficerët e policisë në Sheffield kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur gjetjen e tij.
Mediat britanike e përshkruajnë Xhelaj me një trup mestar, me flokë kafe të errët dhe tatuazhe në gjoks.
Shqiptari Klevis Xhelaj besohet të ketë lidhje me zonat e Nottinghamshire, Ëest Midlands, Leicester dhe Londër dhe ai mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.























