Connect with us

Bota

Aksident tragjik, autobusi me futbollistë bie nga ura

Publikuar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil. Një autobus me një ekip futbolli të rinjsh ra nga ura dhe për pasojë 4 persona kanë ndërruar jetë.

Mediat vendase raportojnë se në autobus ndodhej ekipi i të rinjve të Esporte Clube Vila Maria Helena. Në autobus udhëtonin 28 adoleshentë të moshës nga 14 deri në 17 vjeç dhe 4 të rritur, anëtarë të stafit të ekipit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se 24 personat e tjerë janë dërguar në spital. Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.

NA NDIQ NË FACEBOOK