Kosovë
Aksident mes tri veturave në Badoc të Gjilanit

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan, përkatësisht te liqeni i Badocit.
Tëvë1 raporton se ambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk dihet akoma për viktima ose të lënduar.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë informacion lidhur me këtë ngjarje.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë.






















