Connect with us

Bota

Aksident masiv në Greqi/ Komionë e automjete bllokojnë autostradën, shkak mjegulla në rrugë

Publikuar

Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Athinë-Selanik.

Gjashtë kamionë dhe rreth 10 automjete janë përplasur, si pasojë e mjegullës së dendur që kishte ‘pushtuar’ autostradën.

Për pasojë është bllokuar autostrada që lidh Athinën me Selanikun në vendin e quajtur Avlona, 50 km në veri të Athinës.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për të lënduar apo viktima.

NA NDIQ NË FACEBOOK