Kosovë
Ish vjehrra dhe ish miku e rrahën pasi kreu takimin me vajzën, pamje nga sulmi ndaj 26-vjeçarit në Vushtrri

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një konflikt mes disa qytetarëve në qytetin e Vushtrrisë, ku një grua bashkë me djalin e saj dyshohet se kanë sulmuar dhe kanë kërcënuar ish dhëndrin e tyre. Në Polici u shoqëruan dy të dyshuarit, mirëpo në ndalim policor ka përfunduar vetëm e i riu.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë Ajshe Krasniqi dhe Besnik Krasniqi.
43-vjeçarja që dyshohet se sulmoi me çantë dore ish dhëndrin e saj, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i biri, Besniku, është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje të sulmit që ndodhi në afërsi të Qendrës për Punë Sociale në Vushtrri.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
KUJDES – VIDEO + 18





















