Ndryshe
Adoleshentja godet me shkelma kokës shoqen e klasës në Skoci (Video)

Një video tronditëse ka qarkulluar ditën e djeshme në mediat britanike ku një adoleshente godet brutalisht shoqen e saj të klases.
Në videon 15 sekonda, shihet sesi ajo e tërheq përtokë dhe e godet vazhdimisht ndërsa vajza tjetër nuk reagon e kërrusur në dysheme. Ka qenë një nga mësuesit që i ka dhënë fund sulmit duke ndërhyrë, moment ky që nuk është filmuar.
Ngjarja ka ndodhur në Akademinë “Waid” në verilindje të Glasgow të Skocisë.
Thank you @willie_rennie for raising the horrific violence seen at @WaidAcademy recently at #FMQs. @nicolasturgeon @ScotGovFM said she wanted to see the video. Here it is. pic.twitter.com/7sVftAXUXK
— Linda Holt (@LHolt99) January 19, 2023
Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, janë dënuar nga politikanët skocezë dhe është kërkuar marrja e masave të menjëherëshme kundër dhunës në klasë.
Ëillie Rennie nga Parlamenti Skocez u shpreh: Mbrëmjen e kaluar pashë një video të një nxënëseje që sulmonte një tjetër në Ëaid Academy në zonën time. Imazhe që nuk më hiqen nga koka!
Ndërsa autoritetet policore thanë se janë në dijeni të incidentit dhe kanë kontaktuar me shkollën për kryerjen e hetimeve./tvklan.al



















