Kosovë
21 vite më parë, kur ministri Faton Peci “ëndërronte” të bëhej gazetar

Pakkush do të kishte menduar se në fillet e tij të karrierës, ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci, synonte të bëhej gazetar.
Në vitin 2002, në Mitrovicë, vendlindjen e Faton Pecit, ishte hapur shkolla e parë mediale: “Media House TV Mitrovica M1”.
Përkundër faktit se shkolla edhe më tutje s’ishte hapur, kandidatët ishin përzgjedhur.
Njëri prej kandidatëve që kishin vendosur t’i bashkoheshin atij rrugëtimi, ishte edhe ai i kreut të MBPZhR-së.
Kjo shihet edhe në një video që ka qarkulluar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale.
Në vegëzën e videos së mëposhtme, nga minuta 1:20, mund ta shikonin ministrin Peci dhe kandidatët tjerë.

















