Lajme
Vuan nga veshkat, organizohet koncert bamirësie për ish kapitetin e Sopotit

Prej 7 vitesh vuan nga veshkat. Besnik Çota, ish kapiteni i skuadrës së Sopotit të Librazhdit ka nevojë urgjente për transplant. Operacionet e këtij lloji janë të kushtueshme. Atij i nevojiten 75 mijë euro për të kryer transplantin. Për këtë arsye, artist, kolegë, miq dhe bashkëqytetarë të tij organizuan një koncert bamirësie.
“Qëllimi për t’i ardhur në ndihmë dhe që të mbledhim të ardhura për ish kapitenin e Sopotit, i cili ka dhënë një jetë të tërë për ekipin e Librazhdit, jo vetëm si futbollist por dhe si drejtues i saj. Me golat dhe qytetarinë e tij i ka dhuruar shumë qytetit të Librazhdit”.
Besnik Çota një nga emrat më të njohur në Librazhd u shkëput nga futbollin mbi 15 vjet më parë. Pasi futbollin ka qene pjesëtar i stafit të trajnerëve. /abcnews.al


















