Connect with us

Lajme

Viti i Ri “dynd” shqiptarët në dogana/ Sa persona kanë kaluar në pikën kufitare të Kakavijës

Publikuar

Rreth 10 mijë shtetas shqiptarë kanë kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit ku është regjistruar dhe fluksi më i lartë i lëvizjeve.

5696 shtetas kanë hyrë në territorin e Shqipërisë dhe në 3299 persona kanë dalë nga vendi ditën e sotme.

Pavarësisht numrit të lartë të automjeteve që kanë kaluar pikat kufitare, nuk janë shënuar radhë të gjata të pritjes së automjeteve.

Pala shqiptare dhe ajo greke po punojnë me nga 5 sportele duke shmangur pritjen e automjeteve./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK