Sport
VIDEO/ “Njeri jam edhe unë”, lojtari i Galatasaray kërkon ndjesë pas zemërimit të trajnerit

Galatasaray fitoi 2-1 derbin ndaj Istanbulsporit dhe u ngjit në krye të renditjes në Turqi, duke përfituar edhe nga humbja e Fenerbahces. Trajneri Okan Buruk zëvendësoi Lucas Torreira në minutat e fundit, por ky i fundit e mori me qetësi.
Arbitri e cilësoi veprimin e mesfushorit uruguaian si qëllim për të vonuar lojën dhe e ndëshkoi atë me të verdhë, karton që solli pezullimin e Torreiras për takimin e ardhshëm dhe zemërimin e trajnerit.
Ky i fundit i kërkoi llogari lojtarit për kartonin e panevojshëm, ndërsa 26-vjeçari u justifikua me duar nga arbitri. “Arsyeja pse u zemërova është se ai mori një karton të lehtë.
A do të vijë me ne kundër Sivasspor? Jo, Torreira do të qëndrojë këtu për t’u stërvitur”, u shpreh Buruk, ndërkohë që “luftëtari” latin kërkoi ndjesë për veprimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Wow, janë Krishtlindjet! Jemi të parët në renditje, por Santa Claus më dhuroi një karton të verdhë idiot. U kërkoj falje tifozëve, njeri jam edhe unë. Ju dua të gjithëve”.























