Connect with us

Kosovë

Vazhdojnë kolonat – Pritjet në hyrje në Merdar deri një orë e gjysmë

Publikuar

Qytetarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikën kufitare në Merdar.

Pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdar janë deri një orë e 40 minuta.

Ndërkohë në pikën kufitare në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë deri 30 minuta, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura, shkaku i vendosjes së barrikadave në rrugët që çojnë drejt këtyre pikave.

NA NDIQ NË FACEBOOK