Connect with us

Bota

U përplas dy ditë më parë nga një fuoristradë, ndërron jetë 58-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar

Mbrëmjen e së hënës, Zyhdi Hyka, 58-vjeç nga Shqipëria u përplas nga një fuoristradë teksa po kalonte rrugën në via Fanti, në kryqëzimin me via Gorizia, në Itali.

Pas ngjarjes ai u shtrua në spital teksa ka humbur jetën pasditen e djeshme në poliklinikën Baggiovara, ku ishte transportuar pas aksidentit.

Punëtori me origjinë shqiptare dhe banues në Sassuolo, Itali ka lënë pas gruan, dy vajza, një djalë dhe tre nipër e mbesa.

Trupi i 58-vjeçarit do të transportohet në Shqipëri, ku do ti jepet lamtumira e fundit./joq/

NA NDIQ NË FACEBOOK