SKENA
U përfol se i ka dhënë fund martesës me Xhensilën, veprimi i Bes Kallakut ngre dyshime të forta

Prej disa ditësh në mediat rozë, po përflitet se çifti i njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim zyrtar. Megjithatë, së fundmi, një veprim i aktorit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotot me Xhensilën, duke lënë të kuptohet një shenjë që po kalojnë një periudhë të vështirë së bashku. Ndërsa këngëtarja vazhdon t’i ketë në profilin e saj.
Kujtojmë që Besi dhe Xhensila u martuan në shtator të vitit 2017, ndërsa në verën e vitit 2018 u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka./abcnews.al



















