Connect with us

Lajme

Trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë për të pagjeturit, e zbehtë

Published

on

Drejtësi e as zbardhje të vendndodhjes për 1617 të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk ka ende. Ndërsa trysnia e faktorit ndërkombëtar mbi Serbinë për të treguar për vendndodhjen e lokacioneve të mundshme me varreza masive të shqiptarëve, po konsiderohet e zbehtë.

Në hyrje të Kuvendit e përballë Qeverisë qëndron obelisku i dëshmisë së mbi 1600 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit, tash e 23 vjet. Brenda korridorit që çon tek holli I Kuvendit të Kosovës, mbi 1600 çelësa rrinë të varur.

Secili zyrtar i lartë vendor e ndërkombëtar mund të shohë të paktën portretizimin e asaj se çfarë ka ndodhur dy dekada më parë. Por, edhe 20 vjet më pas trysnia e faktorit ndërkombëtar mbi Serbinë për të treguar për vendndodhjen e lokacioneve të mundshme me varreza masive të shqiptarëve, po konsiderohet e zbehtë.

Madje, në Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur thonë se shteti serb heziton edhe të bashkëpunojë për këtë çështje.

“Sfidë mbetet mungesa e informacioneve të besueshme dhe mungesa e informacione të besueshme para së gjithash lidhet me mungesë të bashkëpunimit të palës serbe dhe mungesën e bashkëpunimit realisht i drejtpërdrejt mungesë e gatishmërisë për ti dhënë arkivat e ish ushtrisë jugosllave”, thotë për RTK-në Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Në Fondin për të Drejtën Humanitare thonë se fare pak është duke u bërë për zbardhjen e personave të pagjetur, dhe se kjo më nuk trajtohet si çështje humanitare.

“Një ndër arsyet edhe pse palët deklarativisht kanë thanë se çështjen e personave të zhdukur do ta trajtojnë si çështje humanitare ajo nuk po ndodhë. Është evidente që kjo çështje ende po trajtohet si çështje politike edhe në negociata edhe në prononcime të zyrtarëve serbe e kosovare, këto ma së shumti po pësojnë familjet e personave të zhdukur”, thotë Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Nga Këshilli Koordinues për të Zhdukurit deklarojnë se ka kohë që nuk janë bërë zbulime të reja lokacioneve të mundshme me varreza masive.

Familjarët nuk e dinë as rrugëtimin e tyre, as vendndodhjen e tyre as përfundimin e tyre, adresa është Beogradi, një trysi e bashkësisë ndërkombëtar rreth këtij procesi kishte me ndikua shumë ose me u kushtëzua që të tregohen dhe dihen që janë në brendësi të Serbisë”, thotë Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit.

Ndonëse që nga paslufta e deri më tani në tërë territorin e Kosovës, janë bërë 2700 gërmime, që i bie çdo 4 kilometra kërkim për të pagjetur, ende vazhdojnë të figurojnë të zhdukur 1617 persona, shumica e të cilëve dyshohet se janë të varrosur në varrezat masive në Serbi.

Shëndetësi28 mins ago

A kemi frikë më shumë se ç’duhet nga kimikatet?

Lajme46 mins ago

Ratkoceri me gjuhën e Artanit fyen Bilall Kasamin, e quan kondukter autobusi

Maqedoni2 hours ago

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

Lajme3 hours ago

“SHBA-të presin nga Kosova themelimin e Asociacionit, kanë premtuar se do ta bëjnë”

Lajme3 hours ago

O’Brien në Beograd: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi

Shqipëri4 hours ago

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Ndryshe5 hours ago

Rekord i ri botëror – 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Shëndetësi6 hours ago

Pesë efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Maqedoni7 hours ago

Taravari: Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”

Lajme8 hours ago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët – rrëzohet në Chicago

Shqipëri9 hours ago

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Ndryshe10 hours ago

Mbi 33 milionë shikime – vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

NA NDIQ NË FACEBOOK