Kosovë
Tronditëse, 6 civil serbë të veriut të kidnapuar deri tani nga shërbimet sekrete serbe

Gjashtë (6) qytetarët serbë deri tani janë kidnapuar në veri të Kosovës nga shërbimet sekrete serbe. Ky është pretendimi zyrtar i qeverisë së Kosovës.
Në një letër që Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi i ka dërguar Partiakut serb për refuzimin e vizitës së tij, përmendet edhe ky fakt tronditës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i përcjellur raportet e kidnapimit të 6 qytetarëve serbë në veri të Kosovës nga agjentë sekretë” thuhet në letër.
Në vijëmësi të kësaj situate, Qeveria e Kosovës pret nga Partiarku serb t’i dënoj këto akte si një parakusht për aprovimin e vizitës së tij në Kosovë në ardhmen.





















