Connect with us

Lajme

Thasë me kanabis në ‘Audi Q7’, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Publikuar

më

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 85 kg kanabis, ndërsa në pranga ra Vahid Rizvani.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim, pasi rezulton të jetë pronari i automjetit “Audi Q7”, me të cilin 2 shtetasit e tjerë po transportonin 3 thasët me kanabis.

NJOFTIMI I POLICISE
Kapet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

26-vjeçari, pronari i automjetit “Audi Q7”, me të cilin 2 shtetasit e tjerë po transportonin 3 thasët me kanabis.

Në vijim të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, janë kryer veprime të pandërprera hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Maqedoni8 minutes ago

Pas defektit në “Nova Makedonija”, punonjësit kalojnë përkohësisht në punë nga shtëpia

Kosovë28 minutes ago

Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë

Maqedoni30 minutes ago

Mickoski kërkon BE-në në tryezë me Bullgarinë: Të premten përballë Von der Leyen

Shqipëri31 minutes ago

Zjarr masiv në kodrat me ullishte të Gorishovës në Fier, era favorizon flakët! Banorët të frikësuar, terreni vështirëson ndërhyrjen (VIDEO)

Maqedoni40 minutes ago

Partitë rikthehen nesër në grupin e punës për Kodin zgjedhor

Kosovë41 minutes ago

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë, çka thuhet për Kuvend, Qeveri e President?

Maqedoni2 hours ago

Mickoski kërkon BE-në dhe NATO-n në bisedimet me Bullgarinë: Argumentet të dëgjohen nga të gjithë

Lajme2 hours ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Shqipëri2 hours ago

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Kosovë3 hours ago

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera

Maqedoni3 hours ago

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Maqedoni4 hours ago

Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

NA NDIQ NË FACEBOOK