Connect with us

Lajme

Tensionet në Veri të vendit, Osmani fton në takim krerët e partive

Publikuar

Kërkesat për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 dhjetorit në katër komunat e veriut të Kosovës po shtohen për çdo ditë. Përveç insistimit amerikan për shtyrjen e tyre, për shkak të situatës së brishtë të sigurisë, kërkesës i është bashkuar edhe Gjermania.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sonte u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare për t’u takuar nesër në ora 14:30.

Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

Një mbledhje e ka mbajtur sot edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që pritej t’i bënte rekomandime Presidentes Osmani, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur.

NA NDIQ NË FACEBOOK