Connect with us

Sport

Tebas sulmon sërish Agnellin: Lideri i Superligës me bilance të falsifikuara

Published

on

Kreu i La Ligës, Javier Tebas nuk i kursen sulmet ndaj Juventusit dhe ish-presidentit të bardhezinjve Andrea Agnelli, me të cilin ka një raport të tensionuar që prej tentativës për krijimin e Superligës Europiane.

Kështu vetëm pak ditë pasi dërgoi zyrtarisht një kërkesë për hetim në UEFA, Tebas ka sulmuar sërish Agnellin, këtë herë në një media sportive spanjolle, ku ka evidentuar falsifikimin e bilanceve nga ana e bardhezinjve.

“Plusvalenca fiktive dhe bilance të falsifikuara. Këto janë veprimet që ka bërë Juventusi nën presidencën e Andrea Agnellit. Dhe të mendosh që ky njeri do të ishte lideri i Superligës Europiane…”, tha jo pa ironi Tebas.

NA NDIQ NË FACEBOOK