Connect with us

Sport

Talenti i Shakhtar Donetsk: Më mirë titullar te Arsenal se në stol te Reali

Published

on

Mykhailo Mudryk, talenti i Shakhtar Donetsk, i cili përfundoi në qendër të vëmendjes së emrave të mëdhenj të Evropës dhe veçanërisht Arsenalit, foli në kanalin “YouTube” të Vlada Sedan, duke i dhënë një sinjal Mikel Artetës.

Ai theksoi se do të parapëlqente të luante për një skuadër më të vogël, sesa me një emër gjigant dhe të qëndronte në stol.

“Nga një këndvështrim thjesht hipotetik, nëse do të më duhej të zgjidhja mes të qenit në stolin e Real Madridit ose të jem titullar i rregullt në Arsenal, ndoshta do të zgjidhja Arsenalin. Megjithatë, është një pyetje e vështirë, edhe stili i lojës së ekipit do të luajë një rol të rëndësishëm.”-u shpreh Mudryk.

NA NDIQ NË FACEBOOK