Ministri i Brendshëm i Republikws sw Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë sërish thirrje për heqjen e barrikadave në veri.
Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon me propagandat e tij. Sveçla ka shtuar se Serbia duhet të ndalojë organizimin e strukturave ilegale në Kosovë.
“Lojërat e Vuçiqit po vazhdojnë. Fillimisht thanë se kishte përplasje në Z. Potok të nxitur nga Policia e Kosovës. Pasi e kuptuan se kishin sulmuar KFOR-in, po duan të mohojnë gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen. Serbia duhet të ndalojë së organizuari strukturat ilegale që kanë synim destabilizimin”, shkroi Sveçla në Twitter.
Kosovë
Sveçla pas sulmit në veri: Lojërat e Vuçiqit po vazhdojnë






















