Connect with us

Kosovë

Sveçla: Pas krimeve të djeshme në veri qëndrojnë edhe ish-policë serbë

Publikuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se një pjesë e kriminelëve që qëndrojnë pas sulmeve të së martës në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, vijnë nga radhët e policëve serbë, të dorëhequr javë më parë.

Sveçla ka thënë të mërkurën në një konferencë për media, se pavarësisht kësaj, qytetarët serbë në komunat në veri nuk i janë përgjigjur sulmeve.

“Kemi të dhënat e para nga terreni, e cila na thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Edhe njëherë u dëshmua ajo që kemi thënë se konflikti dhe ndarja në këto komuna nuk është e dy etnive por nga ana e qytetarëve dhe bankat kriminale ekstremiste. Qytetarët e Kosovës që jetojnë në ato komuna nuk dolën për të mbështetur kriminelët. U dëshmua edhe njëherë se qytetarët nuk përkrahën krimin”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, në sulmet e së martës janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri.

“Këtë rast Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e kanë cilësuar si sulm ndaj rendit kushtetues, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll të paautorizuar të armëve”, është shprehur ministri i Brendshëm.

Ai ka bërë të ditur se situata atje tash është e qetë.

Ministri Sveçla deklaroi se Policia e Kosovës i posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme, për t’i garantuar proceset e nevojshme në Kosovë.

“Për më shumë, normalisht që janë institucionet gjegjëse që marrin vendime. Po presim planin e KQZ-së lidhur me aktivitetet e parapara që ky proces të vejë mbarë. Në bazë të këtij plani, Policia bën vlerësime dhe rekomandime për institucionet politike vendimmarrëse, që përfundon me vendimin e presidentes”, deklaroi ai.

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur. Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Maqedoni3 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri33 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport53 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë2 hours ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni3 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK