Connect with us

Lajme

Sot gjashtë mbledhje nga komisionet parlamentare në Kuvend

Publikuar

më

Sot do të mbahen gjashtë mbledhje të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti – Dëgjim mbikëqyrës, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Mbledhje sot do të ketë edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku të ftuar janë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i MMPHI Liburn Aliu e tjerë.

Gjithashtu mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

NA NDIQ NË FACEBOOK