Connect with us

Kosovë

Shpërthehet në mënyrë të kontrolluar bomba në objektin e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

Publikuar

Ekipet e deminimit kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar mjetin shpërthyes që ishte gjetur në objektin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur “Radio Kontakt Plus”, duke u bazuar në informatat e marra nga Policia e Kosovës – rajoni veri.

Sot ka pasur disa shpërthime në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin-Potok, ndërsa zyrtarët e KQZ-së në përcjellje të Policisë kanë tentuar të futen në objektet e komisioneve komunale zgjedhore.

NA NDIQ NË FACEBOOK