Connect with us

Kosovë

Serbia vazhdon maltretimet ndaj familjes së Trajkoviqit, ai ndalojnë vajzën në aeroportin e Beogradit

Publikuar

Institucionet e Serbisë po vazhdojnë maltretimet ndaj familjes së politikanes serbë nga Kosova, Rada Trajkoviq, të cilës ia kanë ndaluar vajzën për të dytën herë në aeroportin e Beogradit.

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka bërë të ditur se vajza saj është ndaluar sërish në aeroportin e Beogradit.

Trajkoviq përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se e gjithë kjo po ndodh për shkak të tekeve të një njeriu, duke aluduar këtu në presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Dhe përsëri, rrugës për në Londër vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit. Një qytetare e thjeshtë, shtetase britanike, e gjitha kjo për shkak të tekave të një njeriu. Ajo u lirua vetëm pas ndërhyrjes së zyrës së jashtme për udhëtime të Britanisë (FCDO). I falënderoj ata që i mësuan Serbisë sesi të respektojë qytetarët e saj”, ka shkruar Trajkoviq.

Kujtojmë se vajza e saj ishte ndaluar edhe para një jave pikërisht në aeroportin e Beogradit.

NA NDIQ NË FACEBOOK