Connect with us

Lajme

RMV, e punësuara në komunë vlerësohet se ka dëmtuar investitorin me 175 mijë euro

Published

on

Policia e Maqedonisë së Veriut ka përgatitur kallëzim penal ndaj 57 vjeçares L.Gj. së punësuar në Komunën e Dellçevës për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“E dyshuara, e punësuar në Komunën e Dellçevës, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndërtim, duke e stërzgjatur procedurën për dy kërkesa elektronike për dhënien e Miratimit për ndërtimin e centralit foltovoltaik nga ana e investuesit nga Dellçeva”, raportoi Policia, duke vlerësuar se ka shkaktuar dëm të investitori në vlerë prej 175 485 euro.

Pas ankesave të investitorit, e punësuara ka përgatitur lejen e ndërtimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK