Connect with us

Lajme

“Regjia, ndalja mikrofonin Ismet Munishit”, TV Dukagjini në hall me të sharat në studio

Published

on

Trajneri Ismet Munishi i është rikthyer sërish të sharave gjatë emisionit “Dueli Sportiv”.

Është dashur ndërhyrja e shpejtë e drejtuesve të emisionit për ta ndalur.

“Regjia, ndalja mikrofonin Ismet Munishit”, ka qenë kërkesa e tyre, dhe më pas është kaluar në bllok marketingu.

Munishi është dëgjuar duke thënë se trajnerit serb “duhet robtë”, por i është ndalur mikrofoni.

Për ata që nuk janë duke e ndjekur emisionin, Munishi gjendet në afërsi të një grumbulli të madh birrash.

Një moment të ngjashëm, ai e pati edhe më herët.

Për Munishin gjuha e përzgjedhësit serb ndaj shqiptarëve në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës ishte e papranueshme, meqë i njëjti pasi shënoi gol Vlahovic u dëgjua teksa i shante me nënë të gjithë shqiptarët.

Munishi në transmetim të drejtpërdrejt ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke mos kursyer aspak fjalët.

“Ky nuk ke duke luajtur me Kosovën po me Zvicrën. Kur ra goli i dytë ai shajti, po këtij bre robtë ku t’i këtë”, u shpreh ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK