Connect with us

Lajme

Rashiq u përgjigjet akuzave të Vuçiqit: Jam më i mirë se të tjerët edhe nëse punoj veç me dorën e majtë

Published

on

Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar në një intervistë për mediumin serb Nova se “nëse do të krahasoja çfarë ka ndodhur në ministri dhe çfarë do të ndodhë, mund të them se mund të jem ministër më i mirë se të gjithë ata (paraprakët) dhe vetëm me dorën e majtë”.

Rashiq u emërua në këtë post nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të zëvendësuar të dorëhequrin Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Ai ka folur edhe për komentet që ka bërë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili e quajti atë dhe këshilltaren e tij Rada Trajkoviç si “llumi i shoqërisë serbe” dhe Kurtin që i emëroi “llum terrorist”.

Për Rashiq-in është jashtëzakonisht keq që “kemi ardhur në një situatë ku presidenti, i cili duhet të jetë koncepti i kushtetutshmërisë dhe autoritetit serb, shprehet në këtë mënyrë”.

Por, nuk është vetëm Vuçiç që i ka penguar kaq shumë emërimi i Rashiç-it.

Në llogarinë e tij në Twitter, edhe ambasadori i Serbisë në Uashington dhe ish-drejtor i të ashtuquajtur Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka shkruar për pakënaqësinë e këtij emërimi.

Gjuriç pretendon se caktimi i Rashiç’it në këtë post nuk është vetëm “kundër interesave serbe”, por edhe “atyre shqiptare, amerikane dhe evropiane”.

“Kthimi i tij me qëllim të poshtërimit të serbëve të Kosovës i plotëson të gjitha kriteret e një loje jodemokratike, të prapambetur dhe, në fund të fundit, të një skenari antishqiptar, si dhe shpërfillje e plotë e sundimit të ligjit”, deklaroi ai.

Arsyeja e shqetësimit të Vuçiq, Gjuriç dhe Listës Serbe, sipas Rashiç ka të bëjë me faktin që ai është “serb autentik i Kosovës” dhe nuk kontrollohet nga Beogradi.

NA NDIQ NË FACEBOOK