Lajme
Provokimi i Mitsotakis nga Himara: Mbështes komunitetin grek në të drejtën …

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar sot një vizitë në Himarë, e para e nje kryeministri grek ne kete bashki.
Gazeta greke Kathimerini, teksa raporton mbi vizitën e kryeministrit në Himarë , citon Mitsotakis të ketë folur për të vetëvendosje të komunitetit grek në vendin tonë, për dy çështje të rëndësishme, gjuha dhe e drejta e pronës.
“Unë jam dhe do të mbetem mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë dhe detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja në çështjen e vetëvendosjes, në çështjen e gjuhës dhe në çështjen e të drejtave tuaja pronësore”, tha Mitsotakis, i cili shtoi gjithashtu se ishte krenar që ishte kryeministri i parë grek që vizitonte qytetin.
Deklarata e kreut të qeverisë greke merr një rëndësi të madhe për shkak se zyrtarisht në Himarë nuk ka minoritet grek dhe bashkia nuk ndodhet në zonën kufitare me Greqinë.
Në këtë vizitë në Shqipëri Mitsotakis po shoqërohet nga fituesi i medaljes së artë olimpike, Pirros Dimas, me origjinë nga Himara.




















