Connect with us

Lajme

Po të zbatohej Ligji: Dorasit për vrasjen e gruas shtatzëne do të mund t’i vendosjes pajisja për mbikëqyrje nga Policia

Published

on

Derisa dorasi ishte raportuar disa herë për dhunë në familje, sipas ligjit do të të mbikëqyrej nga Policia.

Bazuar në Ligjin për mbikëqyrjen elektronike, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë, që ndodhi të mërkurën mbrëma para Gjinekologjisë në QKUK, do të mund t’i vendosjes pajisja për mbikëqyrje elektronike.

Nëpërmjet kësaj pajisje, sipas Ligjit që ka hyrë në fuqi në vitit 2015, Policia, do të mund të përcillte vendndodhjen e personit të cilit i vendoset ajo.

“Informacioni i siguruar nga pajisja shfaqet në harta, të cilat mundësojnë perceptimin e vendndodhjes së personit në mënyrë të vazhdueshme në përputhje me sistemin rrugor dhe administrativ të Republikës së Kosovës”, thuhet në neni 14 të këtij Ligji.

Sipas Ligjit, Policia e Kosovës, është organ përgjegjës për të kontrolluar mënyrën e realizimit të Mbikëqyrjes Elektronike.

Por ky Ligj nuk është zbatuar. Sipas nenit 2 të tij, Ligji zbatohet për mbikëqyrjen elektronike të personave, ndaj të cilëve me vendim të gjykatës janë vendosur: masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit, të parashikuar nga nenet 176, 177, 178 dhe 183 të Kodit të Procedurës Penale dhe urdhrat mbrojtës ose të mbrojtjes emergjente, të parashikuar me nenin 5 të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje.

Sipas Ligjit Gjykata vendos për përdorimin e Mbikëqyrjes Elektronike me kërkesën e prokurorit, personit, mbrojtësit të tij, prindërve ose kujdestarit të personit të mitur.

Ligji përcakton që pajisja për mbikëqyrjen elektronike në rastet e urdhër-mbrojtjes, personit mund t’i vendoset edhe pa pëlqimin e tij.

35-vjeqarja shtatzënë, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Kjo u ka konfirmuar nga këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Nazlie Bala.

NA NDIQ NË FACEBOOK