Connect with us

Sport

Pjanic: Do më pëlqente të rikthehesha te Juvja, por si trajner!

Published

on

Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka zbuluar se do të dëshironte të rikthehej te “Zonja e Vjetër”, por jo si lojtar.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane ai foli gjithashtu se cilët nga ish-shokët e tij të skuadrës mund t’i bashkohen klubit pas kthesës të së hënës së kaluar, me dorëheqjen e të gjithë bordit.

“Janë shumë ish-bardhenzinj që unë do të doja t’i shihja në klub. Duke filluar nga Chiellini. Kam luajtur me të, Giorgio është kampion dhe njeh fusha të ndryshme të botës së futbollit. Në të ardhmen edhe unë do të doja të kthehesha, si trajner apo menaxher. Por sinqerisht, ende nuk e kam menduar mirë, jam i përqendruar në fushë, do të doja të luaja edhe tre vite të tjera”-deklaroi Pjanic.

NA NDIQ NË FACEBOOK