Connect with us

Bota

Përplasje mes barrikaduesve dhe Listës Serbe në barrikada

Publikuar

më

Dejan Pantiq u lirua në arrest shtëpiak – arsyeja pse ishin vendosur barrikadat. Ato ende nuk janë hequr. Një shenjë që mund të hiqen e ka dhënë lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq. Ai tha që ka folur me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe se ai i ka thënë që është mirë të hiqen barrikadat.

Por, derisa po diakutohet kjo lëvizje drejt heqjes së barrikadave, në rrjete sociale ka nisur një lëvizje e re më emrin “S’ka dorëzim“.

Por, nuk ka mbetur vetëm në rrjete social.

Insajderi merr vesh se sonte përfaqësues të Listës Serbe janë përplasur me barrikaduesit verbalisht.

Derisa përfaqësuesit politik i kanë paralajmëruar se mund të hiqen barrikadat pas lirimit të Pantiqit, personat që i ruajtën ato për 19 ditë deri tash nuk po pajtohen. “Ua kanë përmendur parullën ‘S’ka dorëzim“, kanë thënë këto burime.

Sipas tyre barrikaduesit madje edhe i kanë ofenduar përfaqësuesit e Listës Serbe dhe i kanë quajtur gënjeshtarë.

Takimi ka përfunduar pa marrëveshje dhe me tensione derisa tash priten takime të përfaqësuesve të kësaj partie me zyrtarë nga Republika e Serbisë.

Dejan Pantiqi, ish-zyrtari policor i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për sulm me mjete shpërthyese në zyret e KQZ-së i është ndryshuar masa e sigurisë nga ajo e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak.

Pantiq ishte arrestuar nga policia e Kosovës më datën 10 dhjetor për sulm në zyret e KQZ në Mitrovicë.

Ai dyshohet se organizoi sulmet e 6 dhjetorit të 2022-ës që ndodhën ndaj zyreve të Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të Mitrovicës.

Sulmi ndodhi gjatë kohës kur zyrtarët e KQZ-së po vendoseshin në këto zyre me qëllim të kryerjes së aktiviteteve të tyre për zgjedhjet që ishin planifikuar që të mbaheshin më 18 dhjetor 2022, e që më pas u shtynë për 23 prill 2023.

SKENA36 minutes ago

Adriana Matoshi në një moment të veçantë: Pamjet që tregojnë një stil të ri

Lajme48 minutes ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

Lajme1 hour ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Kosovë1 hour ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme1 hour ago

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Lajme2 hours ago

Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

Lajme2 hours ago

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

Maqedoni2 hours ago

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Lajme2 hours ago

Mustafa Dauti: Po mbrojmë edhe shëndetin e qytetarëve, ndalohen 2.8 tonë kripë pa jod

Lajme2 hours ago

Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3% maqedonas dhe 25,5% shqiptarë

Shqipëri2 hours ago

“Ka larguar figura me peshë”- Dritan Hila zhbën “ripërtëritjen” e PD: Nëse Nikola Kedhi i del kundër Berishës, Flamuri do ta “ekzekutojë”!

Lajme2 hours ago

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

NA NDIQ NË FACEBOOK