Connect with us

Lajme

Përleshje me thika mes kushërinjve në Kamëz. 5 të plagosur, mes tyre një i mitur

Publikuar

Kamëz- Përleshje me thika mes kushërinjve në Kamës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bathore, në lagjen nr. 6.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, F. L., ka goditur me mjet prerës kushëririn e tij, H. T.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

NA NDIQ NË FACEBOOK