Connect with us

Kosovë

Përfaqësuesit e gjyqësorit dhe prokurorisë nuk i shkojnë në takim Osmanit

Published

on

Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, që po mbahet sonte, presidentja e vendit Vjosa Osmani tha se shumë gra zgjedhin heshtjen për shkak të pasigurisë.

Ajo ka kritikuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, meqë të njëjtit kanë bojkotuar takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave, e thirrur nga ajo.

“Edhe përkundër konfirmimit, ata nuk kanë ardhur. Është bojkot ndaj të shtetit dhe të drejtave dhe lirive themelore të vendit tonë. Se sa është etike të bojkotohet një takim i shtetit tonë, le ta bëjnë këtë vlerësim atë vet. Si presidente e shoh jashtëzakonisht shqetësuese. Ky takim ka pasur qëllim që secili prej nesh, t’i bashkojmë forcat. E jo të tregojmë inatet ndaj njëri-tjetrit dhe zero ndjeshmëri”, ka thënë ajo, transmeton KP.

Osmani ka shtuar se qëllimi i këtij takimi është që secili institucion të shoh se ku janë bërë gabimet dhe të ndermirën veprimet konkrete.

“Ky takim është i jashtëzakonshëm se Hamide Magashi me fëmijën e saj nuk janë në mesin tonë. Sot as Safije Godeni nuk është në mesin tonë. Ajo që e rëndon këtë dhimbje është që bashkë me Hamide Magashin humbëm një jetë e re që nuk arriti të vij në këtë botë”, shtoi Osmani.

Në këtë takim të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili vjen pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave, po marrin pjesë krerët e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

NA NDIQ NË FACEBOOK